Botë

Shqipëri, asambleja e PS, Rama: Në listën e mbyllur të rinjtë

08.09.2024 16:20

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka sfiduar deputetët dhe drejtuesit e qarqeve...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka sfiduar deputetët dhe drejtuesit e qarqeve duke i hequr atyre vendin e sigurt te lista e mbyllur në zgjedhjet e 2025.

Kryesocialisti ka deklaruar se në bazë të kodit të ri zgjedhor ku një pjesë e listës do të jetë e mbyllur do të jenë pjesë vetëm ato të rinj dhe të reja që do të meritojnë vendin në këtë listë në bazë të performacën së tyre si dhe deputetë që nuk kanë marrë më shumë se një mandat.
 
Drejtuesit e qarqeve, përfshirë dhe Ramën, që kanë më shumë se një mandat dhe ekspeditën të gjatë të qeverisje do të jenë pjesë e listës së hapur për t’u zgjedhur nga populli.
 
Ky ishte ndryshimi i parë që kryeministri Edi Rama bëri të ditur në Asamblenë e PS që po zhvillohet në Durrës. Rama tha se fokusi i këtyre ndryshimeve të brendshme në parti do të jetë pikërisht rienergjizimi dhe arritja e rezultateve të larta në zgjedhjet e 2025 ku kërkon një mandat të 4-ët qeverisës. Në listën e mbyllur do të jetën 47 deputetë dhe 140 të tjerë do të zgjidhen nga populli.