Botë

Rusia, sulm ajror në Sumy

08.09.2024 16:58

Forcat ruse vazhdojnë të marrin pozicione në Donbass dhe Donetsk...

Forcat ruse vazhdojnë të marrin pozicione në Donbass dhe Donetsk. Dy persona u vranë dhe katër u plagosën në një sulm ajror rus gjatë natës në Sumy, tha administrata ushtarake e rajonit verilindor të Ukrainës.
 
Mes të plagosurve janë dy fëmijë, si dhe janë dëmtuar disa shtëpi banimi dhe makina. Rajoni Sumy, i cili kufizohet me Rusinë, është subjekt i sulmeve të shpeshta nga forcat ruse. Moska mohon se sulmet kishin në shënjestër civilët.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI