Maqedoni

Parashikimi i motit

09.09.2024 11:36

Këtë të hënë moti, parashikohet me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura.

Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin në disa zona reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 33°C
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë pasdites, posaçërisht në orët e mbrëmjes me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33°C. 
 
Në ditët në vijim do të mbajë mot i vranët dhe më i freskët në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi, me reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 30 l/m2 në një kohë të shkurtër), bubullima, erë e fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër, sidomos ditën e martë reshjet do të jenë më të shumta dhe temperatura do të të jetë dukshëm më e ulët.