Maqedoni
SHBA- të i uruan pavarësinë RMV-së
09.09.2024 12:12
SHBA – të uruan vendin tonë me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë...

SHBA – të uruan vendin tonë me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë. Ne vlerësojmë partneritetin tonë të fortë me Maqedoninë e Veriut të fokusuar në ndërtimin e një demokracie të begatë të ankoruar në komunitetin euro-atlantik thuhet në urim. Pavarësinë e RMV- ia uroi edhe Ambasadorja e SHBA-së në vend Angela Ageler.
“Jemi këtu për të festuar pavarësinë tuaj dhe bashkësitë tuaja dinamike dhe të ndryshme. Ashtu si pavarësia jonë edhe pavarësia juaj u fitua me vështërsi, me sakrifica të panumrëta të bëra nga ata që besuan me fuqinë e lirëisë dhe demokracisë. Sot dhe gjitmonë ne respektojmë historinë tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj të ndritur. Gëzuar dita e pavarësisë.”, tha ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.
