Botë
Izraeli sulmon sirinë nga ajri, 14 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur
09.09.2024 12:28
Sulmet ajrore izraelite në Sirinë qendrore kanë vrarë më shumë se një duzinë njerëz dhe kanë plagosur të paktën 40 të tjerë....

Të paktën 14 persona kanë mbetë të vrarë dhe mbi 40 të tjerë të plagosur në Siri, si pasojë e sulmeve izraelite, raportojnë mediat siriane. Gjatë sulmeve izraelite është goditur qendra e Sirisë, është dëmtuar një autostradë në provincën Hama, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Kjo e fundit, duke cituar udhëheqësin e spitalit Faysal Haydar, ka thënë se 14 persona janë vrarë dhe 43 janë plagosur. Ndërsa vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, ka thënë se të paktën katër prej të vdekurve janë civilë. Ndërkohë forcat Izraelite vazhdojnë operacionin e tyre në Gaza.
“Në Gaza ne duhet t’i arrijmë dy qëllimet tona, ta zhdukim Hamasin, dhe t’i kthejmë pengjet tona, dhe në këtë drejtim jemi duke ecur mirë. Paralalisht me këtë ne po shikojmë edhe frontet tjera, që nënkupton se derisa po luftojmë këtu në Gaza, ne po përgatitemi për gjërat tjera që mund të na ndodhin në frontet tjera”.
Ndërsa në Telaviv kanë vazhduar protestat për ndërprerjen e sulmeve ushtarake, dhe lirimin e pengjeve.
“Kabineti ushtarak patjetër që duhet ta sjellë vendimin e duhur, e ajo është nënshkrimi i marrëveshjes, dhe lirimin e fëmijëve tanë. Fëmijët tanë janë ushtarë në Gaza plotë 11 muaj.”, u shpreh një qytetare.
“Dëshiroj që të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi, kjo duhet patjetër të ndalet, dhe patjetër fëmijët tanë të kthen të gjallë në shtëpi.”, tha një qytetare.
Përfaqësuesit e ligës arabe kanë mbajtur mbledhjen urgjente në Kairo për luftimet të cilat po zhvillohen në Gaza dhe për krizën humanitare në rajonin rreth Rripit të Gazës.
“Duhet që ti intesifikojmë përpjekjet tona, dhe ti rrisim përpjekjet që ky sulm jo-njerzor ndaj popullatës Palestineze të ndërpritet”.
“Qeveria e Jemenit u jep mbështetje të plotë përpjekjeve të Egjiptit, dhe heshtë poshtë mundësin që Izraeli të jetë i pranishëm në koridorin Filadelfia”.
Egjipti së bashku me SHBA-në dhe Katari me muaj të tërë janë ndërmjetësues në bisedimet të cilat po zhvillohen për ndërprerjen e luftimeve në mes Izraelit dhe Hamasit.
FITIM KRYEZIU
