Botë
Pasojat e tajfunit Jagi në Vietnam, 3000 shtëpi të dëmtuara, biznese të shkatërruara
09.09.2024 12:45
I quajtur si super tajfuni “Yagi” në Vietnam la pasoja të rënda me të paktën 22 viktima në njerëz...

I quajtur si super tajfuni “Yagi” në Vietnam la pasoja të rënda me të paktën 22 viktima në njerëz, 200 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha. Stuhia gjëmoi për rreth 15 orë në Vietnam. Në shumë zona ajo u shoqërua me reshje të dendura, ndaj autoritetet paralajmëruan nga rreziku i rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjet.
Kryeministri Pham Minh Chinh organizoi një videokonferencë me përfaqësues nga 26 provinca dhe qytete të prekura nga tajfuni “Yagi” për t’u konsultuar lidhur me pasojat e stuhisë, që përfshiu vendin nga dita e premte. Bilanci i dëmeve është mbi 3000 shtëpi të dëmtuara, 120.000 hektarë fusha orizi të përmbytura dhe mbi 1000 biznese peshkimi të shkatërruara dhe të përmbytura. Ka gjithashtu në shumë zona rënie të elektricitetit dhe të telekomunikacionit në Hanoi.
Ndërkohë “Yagi” në Vitenam nga tajfun është zbutur në një stuhi tropikale të presionit të ulët. Më parë si pasojë e “Yagi” edhe në Kinë e Filipine ka pasur të paktën 24 të vdekur. Super-tajfuni ishte më i fuqishmi prej vitesh në rajon.
