Botë
Rregulla të reja për hyrjen në BE, sistemi “ETIAS” në funksion nga viti 2025
09.09.2024 13:13
Udhëtimi drejt Bashkimit Evropian nga viti i ardhshëm do të bëhet më i ndërlikuar....
Udhëtimi drejt Bashkimit Evropian nga viti i ardhshëm do të bëhet më i ndërlikuar. Nga prilli i vitit 2025 do të nisë procedura e hyrjes përmes sistemit “ETIAS” për qytetarët nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, por kanë regjim pa viza. Deri më tani qytetarëve të vedit tonë nuk u duhej vizë për të udhëtuar në asnjë nga shtetet anëtare të Unionit, por tani do të duhet të plotësojnë formularin on-line për të hyrë në territorin e BE-së, i cili do të paguhet 7 euro, dhe nëse miratohet, do të kenë leje hyrjeje në Bashkimin Evropian për 90 ditë, brenda një periudhe kohore 180 ditore. Leja e miratuar do të jetë e vlefshme tre vjet.
Sistemi on-line ETIAS nuk është ende aktiv. Pritet të jetë funksional në muajin nëntor kur duhet të nisin për shqyrtim aplikimet e para për leje. Procedurat, në varësi të individit, mund të zgjasin nga disa orë deri në një muaj, kështu që të gjithë ata që synojnë të udhëtojnë në BE vitin e ardhshëm duhet të regjistrohen në kohë. Kjo vlen edhe për studentët që studiojnë në një nga shtetet anëtare të Unionit. Aplikim nuk ju nevojitet qytarëve që janë rezidentë në një shtet të caktuar të Unionit Evropian.
Me sistemin e ri të regjistrimit të pasagjerëve nga nëntori, ata nuk do të kenë nevojë për pasaportë, por në vetë pikat kufitare do të merren të dhëna biometrike – gjurmë gishtash dhe foto e fytyrës. Me këtë, udhëtarët që mbërrijnë në BE nuk do të mund të kalojnë qëndrimin e lejuar prej 90 ditësh. Me çdo udhëtim të mëpasshëm drejt BE-së, sistemi “ETIAS” do të ketë ruajtur të dhënat, kështu që koha e përpunimit në pikat kufitare do të shkurtohet ndjeshëm.
Sistemi ETIAS do të ketë një periudhë përshtatjeje 6-mujore nga mesi i vitit 2025. Pasagjerët që nuk kanë marrë leje on-line nuk do të lejohen të hyjnë, por do t'u thuhet të plotësojnë formularin. Nga qershori 2026, pasagjerët që nuk janë regjistruar përmes sistemit nuk do të lejohen të hyjnë në BE.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
