Maqedoni

VMRO LSDM-së: Keni ofertë, kusht e keni pastrimin nga krimi

09.09.2024 13:55

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE fton që LSDM të reformohet dhe të heq dorë nga krimi...

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE fton që LSDM të reformohet dhe të heq dorë nga krimi. Ka disa kushte ndaj LSDM-së, nëse kjo e fundi dëshiron t’i bashkohet platformës së unitetit dhe kohezionit. Një prej parimeve është që ta ndërrojë kuadrin dhe qasjen politike. 
 
VMRO rendit pikat për unitet:
“Drejtësi dhe shtet ligjor, ndërprerj të partizimit shoqëror, dhënie fund konflikteve etnike dhe kërkesave megalomane pas së cilave fshihen interesat fitimprurëse, mbrojtja dhe përmirësimi i standartit të qytetarëve, shoqëri të së drejtës, arsimim të fuqishëm, plotësim të qëllimit strategjik për anëtarësim në BE, unitet nacional dhe shtetëror, luftim kundër migrimit, ndërtim të patriotizmit të përbashkët.”, - thuhet në komunikatën e VMRO-së.
 
LSDM: Mesazhi për unitet, jashtë realitetit
 
LSDM i përgjigjet VMRO-së me thënien e njohur “Mos shih çka bëj por dëgjo çka them”. Mesazh për unitet sipas këtij subjekti politik, nuk ka lidhje me realitetin. Sipas tyre, Mickovski dëshiron të vëndojë drejtësi për të gjithë, përveç ndaj baskëpartiakëve të vet. Mickovski thotë se është pro eurointegriemve por në fakt secili hap i tyre destinohet kundër këtij procesi, kundërpërgjigjet LSDM-ja.
 
“Thirrjet për dekriminalizimin e opozitës janë një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar skandalet e tyre në të cilat po zhytet Mickoski. Përveç foltores partiake për mbjellje të gënjeshtrave dhe skandaleve të sajuara kundër opozitës, Mickoski nuk arriti të dëshmojë asnjë kriminalizim. Por vërtetoi se ai kriminalizon, partizanizon dhe se çdo ditë e keqpërdorë shtetin.”, - thuhet në komunikatën e LSDM-së.
 
E Majta mbi interesat kombëtare maqedonase: VMRO-ja vazhdon rrugën e LSDM-së
 
Ndërkohë, E Majta akuzon VMRO-në se është vetëm nja vazhdues i LSDM-së dhe Zevit. Lidhur me paralajmërimin për rinegociimin e “Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë” me Bulgarinë nuk ka asgjë. Hedhja poshtë e të ashtuquajturës “Propozim francez” as që përmendet, thotë e Majta. 
 
“VMRO-DPMNE vazhdon të funksionojë si dorë e zgjatur e LSD-së në raport me çështjet nacionale dhe i vë në jetë bisedimiet për revision historik. Si opsion i vetëm anti – fashist, E Majta është decide -komisioni për histori nuk duhet të jetë lëndë e “reformës” dhe “personave të rinj” por urgjentisht të shfuqizohet i tëri. Ndryshimi i hsitorisë nga pala e shtetit të tretë është përzierje e vrazhdë në çështjet e brendshme dhe shkelje e sovranitetit të shtetit. Thjeshtë, Maqedonia nuk mundet të jetë nën varësinë e kërkesave bullgare nacionalistike.”, - thuhet në komunikatën e së Majtës.
 
E majta i bën thirrje qeverisë që në mënyrë të guximshme t’i kundërvihet çdo llojit të tradhëtisë dhe t’i shfuqizojë marrëveshjet e dëmshme me të cilat edhe vetë nuk pajtohet, në të kundërtën sipas së Majtës, bëhet bashkëpjesëmarrës i degradimit të Maqedonisë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU