Botë
Bangladeshi kërkon ekstradimin e kryeministres së trazirave, të larguar në Indi
09.09.2024 19:19
‘Gjykata Nderkombëtare e Bangladeshit’ do të nisë procesin e kthimit të e lideres së rrëzuar Sheikh Hasina...

‘Gjykata Nderkombëtare e Bangladeshit’ do të nisë procesin e kthimit të e lideres së rrëzuar Sheikh Hasina nga India fqinje, me akuza masakrash ndaj protestuesve.
Kryeprokurori vendas tha dje se ka nisur procesi i rikthimit të Hasina në Bangladesh, për t’u përballur me akuzat e dhunës së autoriteteve gjatë protestave masive para rrëzimit të saj nga posti në gusht, ku qindra vetë janë vrarë.
Pas disa javë protestash dhe shtypjes së egër të autoriteteve, Hasina u largua me helikopter ushtarak drejt Indisë më 5 gusht dhe u ul në një bazë ushtarake pranë New Delhi. Prezenca e saj atje ka hidhëruar marrëdhëniet mes Daka e New Delhi.
Prokurori Mohammad Tajul Islam, tha se Hasina akuzohet për regjim të ashpër dhunë gjatë 15 viteve në pushtet, dhe për rolin e saj në “masakrat” gjatë kryengritjes.
“Bangladeshi ka një traktat ekstradimesh kriminale me Indinë të nënshkruar në 2013, kur vetë Sheikh Hasina ishte në pushtet,” tha Islam.
“Ajo është e akuzuara kryesore për masakrat në Bangladesh, ne do të përpiqemi ta kthejmë ligjërisht këtu për t’u përballur me akuzat.”
Qeveria e Hasina akuzohet për abuzime të gjera me të drejtat e njeriut, arrestime masive dhe vrasje jashtë-gjyqësore të kundërshtarëve të saj politikë, para se të rrëzohej nga protestat masive të drejtuara nga studentët, ku rreth 600 njerëz besohet se janë vrarë.
76 vjeçarja Hasina nuk është parë në publik që prej largimit dhe Daka ka anuluar pasaportën e saj, shkruan rrjeti Aljaseera.
