Maqedoni
Parashikimi i motit
10.09.2024 09:08
Edhe për ditën e martë moti parashikohet i vranët dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima....

Edhe për ditën e martë moti parashikohet i vranët dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht moti do të jetë në formë të stuhisë me reshje të dendura të shiut (mbi 30 l/m2), erë të fuqishme (mbi 70 km/h) dhe kushte për breshër.
Temperatura minimale është në intervalin 13 deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale 23 deri në 27°C.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje shiu. Në rastin od cotlinata është e paqëndrueshme me reshje sporadike intensive (mbi 20 l/m2), stuhi dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të ulet në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24°C.
Për ditën e mërkurë dhe ditën e enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
