Maqedoni

U shënua Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale

23.04.2015 14:18

Historia e fjalës së shkruar është analogji e llojit të vetë e historisë së civilizimit, e cila e sublimon dhe sintetizon memorien kolektive dhe individuale të njerëzimit...

Këtë e theksoi drejtori i BPU "Shën Klimenti i Ohrit", Ivan Zarov në shënimin e "23 Prillit", Ditës botërore të librit dhe të drejtës autorile, për çka këtë vit biblioteka përgatiti program të përbashkët në bashkëpunim me dhjetë qendra të huaja kulturore në Maqedoni.
 
"Në të vërtetë, fuqia e fjalës, e përvetësuar në kuptimin ontologjik, nga agimet e civilizimit e këndej, është fundament mbi të cilin shtrihet perceptimi njerëzor për veten dhe botën që e rrethon", theksoi Zarov.
 
Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESKO-s, në porosinë e vet thotë se librat, si simbole botëroe për zhvillimin shoqëor, u bënë qëllim për ata që e sulmuan kulturën dhe arsimin, duke e hedhur poshtë dialogun dhe tolerancën.
 
"Në këtë kuptim, porosia jonë është e qartë: t'i përforcojmë përpjekjet për promovim të librit, penës, kompjuterit, si dhe të gjitha format e leximit dhe të shkrimit, luftën kundër analfabetizmit dhe varfërisë dhe të ndërtojmë shoqëri të qëndrueshme dhe themele stabile të paqes", shkruan në porosi.
 
Bokova thekson se UNESKO ka rol të liderit në luftën kundër analfabetizmit sepse arsimimi, thotë ajo, është çelësi i dijes.
 
"Ajo është thelbësore për vetëbesimin dhe vetëpavarësimin. Librat, në të gjitha format e tyre, kanë rol fundamental. Në botë ka 175 milionë të rinj - shumica janë vajza dhe gra të reja - të cilat nuk dinë as të lexojnë e as të shkruajnë, kështu që UNESKO angazhohet që t'i mobilizojë mundësitë teknologjike për informim dhe komunikim, posaçërisht teknologjive mobile, për ta zhvilluar arsimimin dhe për të mundësuar arsim cilësor", thekson Bokova në porosi.
 
Në angazhimet për promovimin e leximit te të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, UNESKO bashkëpunon me Unionin ndërkombëtar të botuesve, Shoqatën ndërkombëtare të librashitësve dhe Shoqatën ndërkombëtare të bibliotekave dhe asociacioneve të bibliotekave.
 
Për këtë qëllim, Inçeon, në Kore, është zgjedhur si Qytet botëror i librit në vitin 2015, si mirënjohje për programin e tyre për zhvillimin e leximit te të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara. Programet lidhur me qytetin e librit fillojnë në ditën e shënimit të Ditës botërore të librit dhe të drejtës autoriale.
 
Porosinë nga Maqedonia këtë vit e shkroi shkrimtari dhe akademiku Luan Starova, i cili thekson se përveç metamorfozat të shkaktuara nga revolucioni dixhital, libri nuk ndalon për t'i bashkuar njerëzit, t'i prishë kufijtë në kohë dhe hapësirë, të  vazhdojë si fener i shpresës.
 
"Për ne, në këto hapësira të Maqedonisë, në të cilat janë kryqëzuar civilizimet dhe perandoritë, libri ka mbetur jo vetëm monument i pazëvendësueshëm në mendje, por edhe vektor i lidhshmërisë së shekujve dhe në këtë porosi tonën, jo vetëm për kujtim dhe festë të librit, lejojmë edhe në thirrje për mobilizim universal për vazhdimin e misionit të tij. Jemi të vetëdijshëm se asnjë instrument tjetër edukativ dhe arsimor, as televizioni dhe mediat e tjera, nuk mund ta zëvendësojnë leximin e librit", shkruan Starova në porosi.
 
Çmimin për autorin më të lexuar në bazë të treguesve nga bibliotekat publike që e ndan BPU "SHën Klimenti i Ohrit" këtë vit i takoi shkrimtarit dhe aktorit Igor Xhambazov.
 
"Ky për mua është një ndër çmimet më të dashura sepse e di se është marrë përmes anketimit të njerëzve normal. Njerëz, të cilët shkojnë në bibliotekë, marrin libra, dhe, paramendoni, i lexojnë", tha Xhambazov.
 
Ditën botërore të librit UNESKO e shënon nga viti 1995, ndërsa 23 prilli është zgjedhur sepse në këtë datë në të njëjtin vit (1616) kanë vdekur dy kolosët e letërsisë botërore - Shekspiri dhe Servantes./mia