Ekonomi

KRRE: Ulen çmimet e derivateve të naftës

10.09.2024 12:39

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,79 % në raport me vendimin e datës 6.9.2024.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,273 denarë për kilogram.
 
Nga data 11.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 74,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 43,507 (denarë/kilogram)