Botë
Zelenski: Marrëveshja e arritur të zbatohet
10.09.2024 14:00
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj me raketa dhe dron në infrastrukturën kritike në verilindje të Ukrainës...

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj me raketa dhe dron në infrastrukturën kritike në verilindje të Ukrainës, njoftojnë zyrtarët ukrainas. Presidenti Zelenski ka bërë thirrje për veprim të shpejtë, nga premtimet e dhëna në takimin me aleatët në Ramstein të Gjermanisë.
“Ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës dha një raport mbi rezultatin e takimit të Ramstein dhe negociatave me partnerët. Çdo marrëveshje e arritur duhet të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithçka që nevojitet në shtator duhet t'u dorëzohet ushtarëve tanë në shtator.", - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ukraina sulmon Rusinë me 144 dronë, një grua është vrarë, ka të plagosur dhe objekte të shkatërruara
Ndërkohë, me sulme është kundërpërgjigjur edhe Kievi. Bëhet fjalë për 144 dronë të cilët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa ndërtesa në Moskë, por edhe në pjesën perëndimore të vendit, duke lënë të vrarë të paktën një grua dhe të plagosur të tjerë.
“Një grua e lindur në vitin 1978 ka vdekur dhe dy persona janë në gjendje të rëndë. Për rimëkëmbjen do të sigurohet gjithçka e nevojshme.”, - theksoi guvernatori i rajonit rus të Moskës, Andrej Vorobiov.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Shoigu, është decid se nuk do të ketë bisedime me Kievin derisa forcat ukrainase nuk largohen nga rajoni i Kurskut. Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se të gjitha negociatat duhet të fokusohen në të drejtat e njerëzve dhe jo në çështje territoriale.
“Nuk ka të bëjë me atë se ku do të takohemi dhe në cilin rreth, por për atë që do të diskutojmë. Territoret - problemi janë të drejtat e njerëzve që shkelen me ligj dhe që asnjë nga iniciativat që lundrojnë në hapësirën politike nuk i përmend.”, - u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
OKB: Nuk ka mundësi për negociata në të ardhmen e afërt
Nga OKB-ja thonë se nuk ka mundësi për negociata në të ardhmen e afërt.
"Unë mendoj se situata në Ukrainë është bllokuar dhe nuk shoh një armëpushim në të ardhmen e afërt. Kombet e Bashkuara nuk u përfshinë kurrë në vendosjen e negociatave të paqes me asnjërën palë. Të dyja palët nuk ishin të interesuara. Dhe ndoshta është shumë herët për të menduar se është e mundur të kemi negociata serioze për paqen.”, - deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Ky është njëri nga sulmet më të mëdha me dron që ka kryer Ukraina ndaj Rusisë. Për shkak të sulmeve gjithashtu janë mbyllur tre nga katër aeroportet e Moskës, ndërsa janë pezulluar më shumë se 30 fluturime vendase dhe ndërkombëtare.
ARMEND MURSELI
