Maqedoni
Janevska: Asistentët arsimorë gradualisht po kompletohen
10.09.2024 14:36
Edhe zyrtarisht asistentët arsimorë për nxënësit me nevoja të veçanta filluan t’i nënshkruajnë kontratat e tyre të punës me shkollat...

Edhe zyrtarisht asistentët arsimorë për nxënësit me nevoja të veçanta filluan t’i nënshkruajnë kontratat e tyre të punës me shkollat ku do të jenë të angazhuar për këtë vit shkollor. Sipas zotimeve të cilat vijnë nga MASh-i, kjo problematikë në ditët në vijim do të zgjidhet. Por, jo në të gjitha shkollat viti i ri shkollor ka filluar me praninë e asistentëve. Zvarritjen e angazhimit të asistentëve në fillim të vitit shkollor Janevska e arsyeton me pritjen e ribalancimit të buxhetit dhe siç tha ajo me funksionimin e shkollave në mënyra të ndryshme. Janevska po ashtu shtoi se asistentët duhet ta ndjekin nxënësin gjatë gjithë procesit të tij arsimor, përveç rasteve kur asistenti vendos të tërhiqet nga ky proces ose me insistim të prindërve.
“Asistentët duhet ta ndjekin nxënësin në të gjithë procesin e tij arsimor, përveç në raste nëse nuk ndalet nevoja për asistentë apo asistenti me vetëdëshirë vendos të largohet nga ky proces apo në insistim të fuqishëm të prindërve, se fëmija e tyre mund të arrijë rezultate më të mira me asistent tjetër, atëherë është e nevojshme që asistenti të ndryshohet. Por, të gjithë këtë proces do ta zgjedhin në mënyrë sistematike, me qëllim që në të ardhmen të mos kemi probleme të tilla.”, - deklaroi ministrja e MASh-it, Vesna Janevska.
Janevska po ashtu theksoi se është duke u punuar për gjetjen e një zgjidhje sistematike për angazhimin e asistentëve dhe kjo problematikë duhet të zgjidhet me sjelljen e ligjit të ri për arsimin fillor dhe të mesëm, i cili do të përcaktojnë një afat në të cilin duhet të përfundojë e gjithë procedura. Sipas saj, asistentë arsimorë do të ketë edhe për shkollat e mesme, gjë që nuk ka qenë më parë. Në fillim të vitit shkollor në shkollat e vendit janë punësuar 815 asistentë, ndërsa procedura për punësimin e tyre është në vazhdim për 200 asistentë të tjerë. Asistentët edukativë duhet të ndihmojnë nxënësit me nevoja të veçanta të ndjekin më lehtë mësimin dhe të zotërojnë materialin mësimor. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, gjatë vizitës së saj në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në komunën e Aerodromit, ku fëmijëve u ndanë tablete.
FITIM KRYEZIU
