Maqedoni

Tripunovski: Janë keqpërdorur paratë e shtetit

10.09.2024 15:32

Përderisa një pjesë e bujqve presin të marrin pagesat e subvencioneve dy kompani mbi këtë bazë kanë marrë 785 mijë euro...

Përderisa një pjesë e bujqve presin të marrin pagesat e subvencioneve dy kompani mbi këtë bazë kanë marrë 785 mijë euro, konstaton Inspektorati Shtetëror për Bujqësi. Ata që kanë punuar tokën dhe e kanë paguar të njëjtën kanë fituar subvencione edhe pas përfundimit të marrëveshjes, thotë ministri, Tripunovski. Për këto dy raste ka dëshmi të fuqishme nga inspektorati, por janë duke u hetuar edhe 3 raste të tjera të keqpërdorimit të mjeteve financiare në sektorin e bujqësisë. 
 
“Për 11 kontrata për hapësirë prej 941 hektarë nuk janë respektuar rregullat dhe është vendosur që të ndërpriten dhe këto janë raportet e inspektoratit që kanë të bëjnë me kontrollet në terren. Pas këtyre marrëveshjeve, nga agjencia për zhvillim bujqësor, blerësi ka pranuar 485 mijë euro.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. 
 
Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Lupço Nikollovski, i ka demantuar këto akuza dhe thotë se ministri aktual duhet të njoftohet me procedurat e pastaj të akuzojë. 
 
“Ju bëj thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë mbi bazën e të gjitha pikave të kësaj konference. Mandati im si ministër është i njohur si një nga mandatet më transparente që dëshmon dhe fakti se në qeverisjen time ky institucion ka qenë më transparent dhe më me integritet. Unë si ministër i kam kryer gjitha obligimet e mia në përputhje me ligjin.”, - theksoi ish-ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
 
Këtë vit për zhvillim të sektorit të Bujqësisë, Qeveria aktuale nga ribalanca e buxhetit ka ndarë mjete në vlerë prej 30 milionë euro. 
 
GAZMEND REXHEPI