Maqedoni
Zgjerimi i BE-së, Varheji: Synojmë hapjen e negociatave me RMV-në
10.09.2024 16:05
Për shkak të situatës gjeopolitike dhe të sigurisë që shohim në Evropë, zgjerimi është bërë i pashmangshëm...

Për shkak të situatës gjeopolitike dhe të sigurisë që shohim në Evropë, zgjerimi është bërë i pashmangshëm, sepse nuk ka paqe, prosperitet, siguri të Evropës pa zgjerim, ka thënë eurokomesari, Oliver Varheji, në Budapest, në Konferencën Ndërparlamentare "Evropa e ardhshme dhe vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE”. Duke e quajtur Politikën e zgjerimit, fener të shpresës për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe në fqinjësinë Lindore, shpalos se Komisioni Evropian ka për qëllim mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta me Maqedoninë e Veriut në tetor, por kjo e fundit, nëse i plotëson kushtet e Këshillit.
“Me Serbinë dhe Shqipërinë, ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, kemi për qëllim që t’i mbajmë konferencat ndërqeveritare muajin e ardhshëm. Me Serbinë duhet të vazhdojmë me negociatat dhe ta hapim klasterin e tretë, respektivisht konkurrencën dhe rritjen inkluzive. Gjithashtu shpresoj se klasteri i parë, fondamentin me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, do të mund të hapeshin së shpejti sapo t’i kenë plotësuar kushtet të vendosura nga Këshilli në rastin e Maqedonisë së Veriut.”, - deklaroi eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varheji.
Duke folur për Evropën Juglindore, Varheji është ndalur edhe tek dialogu Prishtinë – Beograd, i cili ka shtuar nevojën për progres në rrugën e tyre përkatëse në BE. Eurokomesari është ndalur edhe tek Plani i Rritjes, që sipas tij, mes tjerash, ky projekt duhet të përshpejtojë proceset e reformës në Ballkanin Perëndimor. Secili prej partnerëve tanë ka punuar për të na siguruar një Agjendë Reformash, e cila përshkruan se si dhe kur partnerët tanë do të përfundojnë reformat që janë të nevojshme për anëtarësimin në Union, ka përfunduar eurokomesari për Zgjerim, Varheji.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
