Liga e Kombeve, Shqipëria gati për ndeshjen me Gjeorgjinë
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me sukses përgatitjet...
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B1 të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në prag të sfidë me Gjeorgjinë, u shpreh se forca kryesore e ekipit janë tifozët kuq e zi.
Braziliani vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se Gjeorgjia është një skuadër shumë e organizuar dhe me cilësi të lartë teknike.
“Ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe mund të ndodh çdo gjë. Gjeorgjia është një ekip shumë i organizuar dhe me cilësia të larë teknike. Të futen me forcën e duhur dhe të zotërojnë topin. Gjeorgjia e fortë, por ne jemi gati. Mendoj se do bëjmë një lojë shumë të bukur me ta.” – deklaroi trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.
Për dallim e cila sivjet luajti evropianin e dytë. Gjeorgjia ishte këtë verë për herë të parë në Kampionatin Europian, madje krijoi një sensacion duke u kualifikuar në raudin e dytë.