Liga e Kombeve, Maqedonia luan me Armeninë

10.09.2024 17:53

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka barazuar 1:1 me Ishujt Faroe...

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka barazuar 1:1 me Ishujt Faroe, falë një goli nga pika e bardhë e Bardhit, të shtunën në Torshavn, duke e fituar pikën e parë në Grupin C4 në Ligën e Kombeve të futbollit. Ky barazim shihet si dështim pasi përfaqësuesja e vendit para nisjes së ndeshjes ishte favorite.

Sontë në Shkup, të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski do të dalin në fushë për të fituar tri pikët. Në dy ndeshjet e fundit kundër armenëve, Maqedonia ka një bilans pozitiv  ku në tetorit e vitit të kaluar i mundëm me 3:1. 

Trajneri Milevski, paalajmëroi se ndeshja me Armenië, do të jetë më e rëndësishmja në grup, pasi të dyja këto do të luajnë për pozitën e parë.

“Pa nëncmim të Letonisë dhe Ishujt Faroe, jam I mendimit se përballjet direkte me Armeninë do të vendosin në renditjen për pozitën e parë në grupin tonë dhe kjo edhe më tej është e qëndrueshme. Ndeshja me Ishujt Faroe, është pas nesh dhe tani jemi përfqëndruar në ndeshjen me Armeninë. Pa marë parasysh se me cilën përfaqësuese luajmë, prej ne varet se do të luajmë dhe a do shënojmë rezultat pozitiv.“ – tha trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski,

Për dallim nga Maqedonia e cila pret fitore po thuajse pas një vitit, armenasit kanë një seri të mirë prej dy fitoreve me radhë dhe me siguri se në Shkup, nuk kanë zbarkuar me flamur të bardhë. 

Ukrainasi në pankinën armenase Petrakov, në takimin me gazetarë tha se këta kanë ardhur për të luajtur futboll.

“Kemi analizuar paraqitjen e Maqedonisë në ndeshjen e Ishujt Faroe. Sinqerisht nuk ishte një lojë e keqe. Nuk pres ndonjë fitore të lehtë, kemi ardhur këtu të luajmë futboll. Maqedonia ka një përfaqësuese të klasit të lartë dhe futbollist dhe trajner të mirë. E njofim mirë kundërshtarin dhe na mbetet të kemi një paraqitje sa më të mirë që mund të kemi.” – u shpreh trajneri i Armenisë, Oleksander Petrakov.

Një dështim i radhës në këtë cikël të Ligës së Kombeve, do të largojë përfaqësuesen e vendit nga pozita e parë në grup e cila mund të sigurojë balotazh për botërorin e 2026 si dhe kualifikim në Ligën B.  

Ndeshja Maqedonia – Armenia, do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup dhe të njëjtin mund ta ndiqni në transmetim riket në servisin publik TVM. (Safet Ademi, TVM2)