Botë
Bilanc tragjik, shkon në 172 numri i të vdekurve nga tajfuni në Vietnam
10.09.2024 19:42
Të paktën 127 njerëz kanë humbur jetën dhe 54 janë ende të zhdukur pasi tajfuni Yagi...

Të paktën 127 njerëz kanë humbur jetën dhe 54 janë ende të zhdukur pasi tajfuni Yagi goditi veriun e Vietnamit sipas të dhënave të fundit nga agjencia e fatkeqësive.
Sipas të njëjtit burim, 764 kanë mbetur të plagosur. Shumica prej tyre vdiqën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.
Yagi ishte tajfuni më i fortë që goditi Azinë këtë vit, sipas meteorologëve.
Tajfuni la miliona pa energji, përmbyti autostrada, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, shembi një urë, ndërsa ndaloi aktivitetin ekonomik në shumë qendra industriale.
