Maqedoni

Parashikimi i motit

11.09.2024 09:03

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativsiht të paqëndrueshme...

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativsiht të paqëndrueshme.
 
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të vijnë në zhvillim kryesisht përgjatë relieveve malore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 18°C ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 18 deri në 27°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.