Maqedoni
"Sfida dhe mundësi në procesin e zgjerimit të listës së ilaçeve të cilat janë në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor"
11.09.2024 09:50
Dialog politik në nivel të lartë "Sfida dhe mundësi në procesin e zgjerimit në listën e ilaçeve...

Dialog politik në nivel të lartë "Sfida dhe mundësi në procesin e zgjerimit në listën e ilaçeve të cilat janë në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor" do të mbahet sot në orën 09:30, në Sallën solemne të Qeverisë.
Siç informon shërbimi për shtyp i qeverisë, në pjesën e hapur të manifestimit fjalën hyrëse do të kenë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i shëndetësisë Arben Taravari, Natasha Azzopardi Muscat, drejtoreshë për politika dhe sisteme shëndetësore në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropë dhe Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së për Maqedoninë e Veriut.
Pas fjalimit në këtë ngjarje, Mickoski do të deklarojë për media në Qendrën për Media të Qeverisë.
