SHBA: Vendet evropiane të rrisin buxhetin ushtarak
23.04.2015 16:04
Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka kërkuar nga vendet evropiane të rrisin buxhetet ushtarake, duke pasur parasysh kërcënimet e ndryshme si terrorizmi dhe ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë...

Ashton Carter ka thënë se nëse Evropa dëshiron të luaj rolin e një aleati të SHBA-së, duhet të shtojë shpenzimet për mbrojtjen, sepse gjatë viteve të fundit vendet evropiane kanë ulur ndjeshëm buxhetet ushtarake dhe kjo do të dëmtojë rëndë aftësinë e tyre për mbrojtjen e sigurisë. (Nermin Mulaki, TVM2)
