Maqedoni
Mickovski për tensionet në Vrapçishtë: Është plan për të mbjellë intolerancë etnike
11.09.2024 11:44
Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, komentoi situatën në komunën e Vrapçishtit...

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, komentoi situatën në komunën e Vrapçishtit, ku dje janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se po pastronin zonën rreth kishës në fshatin Galatë. Këto janë incidente të izoluara dhe do të ketë të tjera të tilla tha Mickovski.
“E keni dëgjuar deklaratën e Ipeshkvit, i cili distancohet nga incidente të tilla, distancohen edhe banorët e fshatit Galate, e interesante është se në rrjetet sociale janë shfaqur foto të disa personave që janë nën shoqërinë e personazheve aktivë politik. Nëse e kemi parasysh mbështetjen politike në Vrapçisht, por edhe struktura e policisë në Gostivar, është pjesë e atij folklori që të mbjellë intolerancë etnike, incidente të tilla do të ndodhin, duke pasur parasysh ndryshimet e fundit në Ligjin për policinë, ku nuk mund të ndodhin ndryshime në strukturat drejtuese. Në 2-3 muajt e ardhshëm do të duhet të bëhet një ndryshim në atë ligj dhe do të ketë një ndryshim në ato struktura drejtuese, që realisht ta kemi situatën nën kontroll. Mos dyshoni se strukturat kriminale në të kaluarën do të bëjnë incidente të tilla në të ardhmen e afërt. apeloj tani që që qytetarët të mos bien pre e provokime të tilla.”, tha kryeministri Hristian Mickovski.
