Botë
Izraeli sulmon kampin e palestinezëve
11.09.2024 12:05
Të paktën 19 persona u vranë dhe 60 u plagosën në një sulm izraelit në një kamp të mbushur me njerëz për palestinezët....

Të paktën 19 persona u vranë dhe 60 u plagosën në një sulm izraelit në një kamp të mbushur me njerëz për palestinezët. Sulmi kishte në shënjestër militantët e njohur të Hamasit. Ministria e shëndetësisë e Gazës konfirmoi të paktën 19 vdekje, ndërsa mbrojtja civile raportoi më parë 40 vdekje.
Izraeli pretendon se është përpjekur të shmangë dëmtimin e civilëve që nga fillimi i luftës, pas një sulmi të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor. Ai fajëson grupin për vdekjet, duke thënë se anëtarët e tij shpesh veprojnë në zona të banuara dhe vendosin tunele, raketahedhës dhe infrastrukturë tjetër pranë shtëpive, shkollave dhe xhamive. Ndër të tjera, Izraeli pretendon se grupi militant palestinez nuk ekziston më si një formacion ushtarak në Gazë.
