Botë

Turqi, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, pas raportit të inteligjencës turke

11.09.2024 12:49

Në Turqi janë përfolur intensivisht orët e fundit për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Yasar Güler...

Në Turqi janë përfolur intensivisht orët e fundit për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Yasar Güler, pas informacionit se shërbimet sekrete i kanë dorëzuar Erdoganit një raport, sipas të cilit ka oficerë që punojnë kundër presidentit turk.
 
Bazuar në raportin e dorëzuar Erdogan, vlerësohet se të paktën 300 nga gjithsej 650 nxënës të shkollave ushtarake morën pjesë në këtë përpjekje.
 
Në veçanti bëhet fjalë për klasën e oficerëve të cilët gjatë diplomimit të tyre pak ditë më parë ngritën shpatat dhe thërrisnin “ne jemi ushtarët e Kemalit”, siç raporton korrespondenti i SKAI-t në Stamboll, Manolis Kostidis.