Duraku: Banorët nuk kanë vërejtur persona të uniformuar
23.04.2015 16:24
Disa ditë pas rastit të Gushincës, me ç’rast siç njoftoi MPB-ja se 40 persona me uniforma të UÇK-së të ardhur nga Kosova kanë marrë peng 4 policë të Maqedonisë, në këtë rajon situata është e qetë...

Këtë sot në një konferencë për gazetarë e pohoi kreu i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku.
Ai gjithashtu le të kuptohet se në bazë të bisedave me banorët vendor, ata as që kanë vërejtur persona të uniformuar e as kanë dëgjuar krisma.
Ndryshe, në rajonin e Likovës gjithçka rrjedh normalisht, e as që vërehet ndonjë tension pas rastit të Gushincës. (Nexhat Aqifi, TVM2)
