SPAK, Berisha, zyrtarisht i akuzuar për korrupsion

11.09.2024 17:37

Sali Berisha u mor sot zyrtarisht i pandehur....

Sali Berisha u mor sot zyrtarisht i pandehur. Pas vitesh hetime, prokurorët gjetën prova për përfshirjen e ish-kryeministrit në aferën “Partizani” dhe ngritën zyrtarisht akuzën për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim.

“Më konfirmuan ato akuza që më kanë hetuar, unë jam korruptuar nga dhëndri.”.

Vetë Berisha e pranoi akuzën nga një miting që e kishte thirrur para Prokurorisë së Posaçme për t’i bërë presion drejtësisë, ndërsa në daljen e parë nga shtëpia pas dëshmisë që dha në SPAK 7 muaj e gjysmë më parë, akuzat për prokurorët i kishte identike si ato të çdo nate në ballkonin e katit të tetë.

“Piramidë fund e krye mashtrimi! Shpella e krimit të organizuar në Shqipëri.”.

Akuzat i kishte me një fjalim të shkruar që në shtëpi, ende pa marrë zyrtarisht vendimmarrjen e prokurorëve.

“Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do t’ia djegim.”.

Dy orë më vonë në SPAK u paraqit edhe dhëndri i tij, Jamarbër Maltezi, që e sulmoi SPAK-un njësoj si vjehrri.

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për aferën e Privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, duke shpërdoruar detyrën, si dhe për pastrim parash. (Luljeta Ndoka, TVM2)