Liga e Kombeve, Maqedonia e mundi Armeninë

11.09.2024 17:58

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, mbrëmjen e kaluar në Shkup me rezultain 2:0 e mundi Armeninë. Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kombeve të  Grupit C4.

Maqedonia deri tek fitorja erdhi në pjesë e dytë të cilën e luajti me një futbollist më pak, ndërsa autor të golave ishin Bardhi dhe Miovski.

Kështu të përzgjedhurit e trajnerit Milevski, shënoi një fitore të rëndësishme pasi I dha fund serisë prej 7 ndeshje pa fitore dhe në kohë të njëjtë me 4 pikë e  morri kryesimin e renditjes së Grupit C4, ndërsa Armenia dhe Letonia kanë nga 3 pikë. Ishujt Faroe janë të fundit me 1 pikë.