Maqedoni

Shabani: Një grup me shufra hekuri sulmuan komunën

11.09.2024 18:06

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, është prononcuar lidhur me incidentin...

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, është prononcuar lidhur me incidentin e një dite më parë rreth kishës në Gallatë të komunës së Vrapçishtit, me ç’rast ka theksuar se dje ka ndodhur një akt kriminal nga disa njerëz jashtë territorit të kësaj komune.
 
Sipas Shabanit, ata me shufra hekuri janë futur në komunë dhe kanë mbajtur mbyllur administratën komunale dhe kryetarin e komunës.
 
Shabani sot ka realizuar edhe një takim me përfaqësuesin e kishës ortodokse maqedonase për Tetovën dhe Gostivarin dhe me banorët e fshatit Gallatë, të cilët, siç thotë Shabani, janë distancuar nga sulmuesit.