Referendumi për pamjen e Qendrës tregtare, të dielën

23.04.2015 16:32

Referendumi për pamjen e Qendrës tregtare do të mbahet më 26 prill, ditën e diel...

KSHZ njoftoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për realizimin e referendumit. Që referendumi të jetë i suksesshëm, në votim duhet të dalin mbi 50% e qytetarëve të Komunës Qendër me të drejtë vote.

Të drejtën e votimit do ta shfrytëzojnë edhe 45 të burgosur, ndërsa 6 të sëmurëve do t’u mundësohet që të votojnë në shtëpi. Procesi i votimit do të mbikëqyret nga 597 vëzhgues, nga më shumë OJQ, por edhe nga OSBE.

48 orë para fillimit të Referendumit për pamjen e Qendrës tregtare, përkatësisht sonte në mesnatë përfundon publikimi i propagandës publike për këtë referendum.

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për të fundit herë ftoi qytetarët e kësaj komune që të dalin në votim, pasi, siç thotë ai, ky është një referendum historik për banorët e Qendrës.

Përderisa kreu i Komunës Qendër dhe opozita në përgjithësi fton qytetarët që të dalin në votim dhe referendumi të rezultojë i suksesshëm, VMRO-DPMNE i informon anëtarët dhe qytetarët e Komunës Qendër se qëndrimi i partisë është që të mos dilet në votime në Referendumin për Qendrën Tregtare, raportojnë disa media në gjuhën maqedonase.

Qytetarët e Komunës Qendër do të dalin në referendum që të votojnë nëse janë për ruajtjen e pamjes së tanishme të Qendrës Tregtare, si simbol të Shkupit pas nismës për ndryshimin e pamjes së këtij objekti në harmoni me disa objekte përreth, në stilin barok.

Përveç kontekstin arkitekturon, nisma për ndërhyrje në këtë objekt ka rritur fërkimet dhe shihet si betejë mes pushtetit dhe opozitës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)