Botë
Izraeli sulmon shkollat e Gazës, 8 viktima , 6 prej tyre punonjës të OKB-së
12.09.2024 09:38
Një sulm ajror izraelit ka goditur një shkollë qendrore të Gazës që përdoret si strehë për palestinezët e zhvendosur...

Një sulm ajror izraelit ka goditur një shkollë qendrore të Gazës që përdoret si strehë për palestinezët e zhvendosur, duke vrarë 18 persona. Kjo është bërë e ditur për mediat nga agjencia e mbrojtjes civile e territorit të Hamasit, ndërkohë që OKB-ja raporton se gjashtë nga stafi i saj ishin në mesin e viktimave.
Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët, UNRVA, tha se sulmi shkaktoi numrin më të lartë të të vdekurve në mesin e stafit të saj në një incident të vetëm. Dy sulme ajrore goditën shkollën dhe rrethinat e saj në Nuseirat, tha ajo. Midis të vrarëve ishte menaxheri i strehës UNRVA dhe anëtarë të tjerë të ekipit që ofronin ndihmë për njerëzit e zhvendosur.", tha agjencia e OKB-së. Më herët, ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore kishin "kryer një sulm ndaj terroristëve që po vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit" në terrenin e shkollës, pa dhënë detaje mbi rezultatin ose identitetin e atyre që ishin në shënjestër.
Zyra e mediave qeveritare e Hamasit tha se rreth 5.000 njerëz të zhvendosur ishin strehuar në shkollë kur ajo u godit të mërkurën. Në një deklaratë, UNRVA tha se “kjo shkollë është goditur pesë herë që nga fillimi i luftës. Ajo është shtëpia e rreth 12.000 njerëzve të zhvendosur, kryesisht gra dhe fëmijë.”. Edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi të mërkurën se "ajo që po ndodh në Gazë është krejtësisht e papranueshme. Gjashtë nga kolegët tanë të UNRVA-së janë në mesin e të vrarëve.", tha Guterres.
