Maqedoni

VLEN: BDI-ja dhe LSDM-ja nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave”

12.09.2024 11:01

Pas informacionit se në Kuvend do të debatohet për ligjin për “branitellat”, VLEN-i përmes kumtesës për media...

Pas informacionit se në Kuvend do të debatohet për ligjin për “branitellat”, VLEN-i përmes  kumtesës për media reagoi duke thënë  se sponsori kryesor i ligjit për “branitellat” është BDI-ja. Nga VLEN-i potencojnë se  nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe se koha e lojërave politike ka përfunduar.

“Mjaft më me manipulime dhe provokime! Sponzorizuesi kryesor i ligjit të mbrojtësve është BDI-ja, ndërsa moralisti i rremë Blerim Bexheti, i cili së bashku me Danella Arsovska dhe “Të Majtën” sollën Andon Lazov Janev - Qoseto në Shkup, duhet ta pyesin Talat Xhaferin, i cili me rregulloren e re mundësoi që të provokohen situata të tilla”. Gjithashtu, le ta pyesë edhe Artan Grubin, si u bë që me 30 mijë euro i dëmshpërbleu katër “branitella”! LSDM-ja opozitare tregoi edhe njëherë se nuk e ka për qëllim të ndërtojë një të ardhme të përbashkët për qytetarët, por të hapë plagët e së kaluarës për përfitime të ulëta politike, ndërsa BDI-ja vazhdon të luajë lojën e saj të vjetër-të re, e cila është e orientuar për të tërhequr vëmendjen nga krimet e saj, përmes akuzave dhe krijimin e tensioneve të rreme”. “Si shenjë proteste ndaj kësaj strategjie të ulët dhe të papërgjegjshme, deputetët tanë nga koalicioni VLEN e braktisën seancën. Mesazhi ynë është i qartë: nuk do të lejojmë që Kuvendi të kthehet në një arenë manipulimesh dhe përçarjesh. Ligjet që kanë për qëllim të ndajnë popullin shqiptar dhe të mbajnë në jetë një sistem të korruptuar, nuk kanë vend në agjendën tonë!”, thonë nga VLEN.