Maqedoni

Mexhiti për gjuhën shqipe, është dhe do të mbetet për përdorim zyrtar

12.09.2024 11:26

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë një përshkrim të qartë dhe të fortë mbi statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni...

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë një përshkrim të qartë dhe të fortë mbi statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Mexhiti në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, ka nënvizuar se gjuha shqipe është dhe do të mbetet në përdorim zyrtar, duke e theksuar këtë si një arritje të padiskutueshme dhe të siguruar nga ligji.

“Nën presionin e opinionit, ministrja e Drejtësisë e LSDM-së Renata Deskoska e dërgoi ligjin në Komisionin e Venecias, ndërsa sugjerimet e këtij komisioni ishin për abrogimin e disa nenëve, por ato nuk ndryshojnë statusin e përdorimit të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe është dhe mbetet përdorim zyrtar, edhe nëse sillet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.