Maqedoni

Mickoski: “Branitellat” kanë përkrahjen time

12.09.2024 11:56

Branitellat kishin dhe do të kenë mbështetjen time të qartë thekson Kryeministri Hrsitian Mickovski....

“Branitellat” kishin dhe do të kenë mbështetjen time të qartë, thekson kryeministri, Hrsitian Mickoski. Sipas tij,  ky ligj, i cili dje ishte në rend dite, është dorëzuar nga deputetja, Sllavjanka Petrovska, gjegjësisht LSDM-ja dhe ajo që është interesante është se kur u votua për bartjen e rendit të ditës, LSDM-ja e braktisi seancën. 

“LSDM-ja e braktisi seancën, sepse vetë deputetja dhe LSDM-ja nuk e dorëzuan ligjin, sepse u mendojnë mirë “branitellave”, por e dorëzojnë për të krijuar sërish tensione etnike, sepse do të jetë harta në të cilën ata dhe të tjerët, pavarësisht nëse janë nga blloku maqedonas apo nga ai shqiptar, do të luajnë në periudhën në vijim. Këshilla ime për qytetarët është të mos bien pre e  kësaj situate, sepse situata është stabile. Më në fund ne po fillojmë të zhvillohemi, prodhimi industrial po rritet, industria përpunuese po rritet, inflacioni po zvogëlohet dhe gjithçka që nevojitet për t'u zhvilluar ne si end, veç më po ndodh.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.