Marshi i Plenumeve të Nxënësve dhe Studentëve: bojkoti do të transferohet para MASH-it
Mijëra nxënës të shkollave të mesme dhe studentë u mblodhën në marshin e tretë, prej ku i rekomanduan qeverisë t’u thotë stop reformave të këqija në arsim...

Nxënësit e shkollave të mesme filluan marshin nga Parku i Qytetit dhe tek udhëkryqi në qeveri u bashkuan me Plenumin e Studentëve, duke dëshmuar në këtë mënyrë unitet në kërkesat e tyre.
Marshi i tyre vazhdoi drejt MASh-it, ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Ademi, duke thënë se protestojnë sepse reformat e deritanishme nuk kanë mundësuar arsimim të mesëm dhe sipëror cilësor. Sipas tyre, nëse në afat të shkurtër kohor nuk ftohen në takim, bojkoti do të transferohet para MASh-it.
“Shpresojmë se në afat të shkurtër kohor do të na ftojnë në takim, sepse me çdo orë të humbur arsimimi po shkatërrohet. Në ditët në vijim, bojkoti ynë nga korridoret shkollore do të transferohet para MASh-it apo parkut të gazetarëve. Ne do të jemi këtu 24 orë dhe me këtë do të tregojmë se jemi të gatshëm në çdo moment të vijmë deri në takim”- thanë nga Plenumi i Nxënësve.
“Të gjithë drejtorët e shkollave të mesme janë penduar që kanë pranuar të ushtojnë funksionin e tyre në 2015-tën, duhet të pranojnë detyra që të mbyllin, t’i heshtin dhe t’i gënjejnë nxënësit, ata të cilët kërkojnë drejtësi dhe ata janë të gjithë. Edhe përskaj premtimeve, ata nuk realizuan takim me ne, por ne do t’ua kthejmë shpinën nëse edhe më tej nuk realizojnë takim”- theksuan nga Plenumi i Studentëve.
“Nëse udhëheqësit tanë duan të na shohin rrugëve, ata le të na dëgjojnë, prandaj apelojmë ne si studentë që të na dëgjojnë lutjet tona dhe t’i plotësojnë kushtet që arsimi të përmirësohet dhe ne të gjithë të ngrihemi së bashku”- thanë nga Plenumi i Studentëve.
“Matematikën ta heqin dhe protestojmë kundër testimit ekstern, i falënderojmë atyre që na janë bashkangjitur”- theksuan nga Plenumi i Nxënësve.
Pas dymbëdhjetë ditëve bojkot të mësimit, nxënësit e shkollave të mesme thonë se nuk do të tërhiqen nga bojkoti derisa ministri i Arsimit t’i dëgjojë kërkesat e tyre. (Flutura Latifi, TVM2)
