Maqedoni

Zbatimi i marzhës për mjetet shkollore, Durmishi inspekton libraritë

12.09.2024 14:36

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, personalisht ka vizituar disa librari të qytetit të Shkupit...

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, personalisht ka vizituar disa librari të qytetit të Shkupit për të vërtetuar se a po respektohet masa për marzhën e fitimit për mjetet shkollore. Sipas ministrit Durmishi, libraritë i kanë ulur çmimet dhe inspektorët po vëzhgojnë punën në terren. 
 
“Çmimet janë ndryshuar, ata vazhdojnë punën ku më pastaj s’do të vazhdojnë në të gjitha qytetet tjera, kështu që të jemi të siguruar që kjo masë do të realizohet në tërë shtetin tonë.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
 
Ditëve në vazhdim pritet që Ministria e Ekonomisë të marrë vendim dhe për vendosjen e marzhës së fitimit apo ngrirjes së çmimeve për 100 produkte ushqimore bazë.
 
“Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe  Ministrinë e Financave ka krijuar grup pune ku do të parashihen 100 artikuj bazë ushqimor që do të vendoset ose marzhë prej 5 për qind 10 apo 15 apo një përcaktim për ngrirje të çmimeve. Varësisht prej punës së grupeve punuese do të marrim vendim.”, - theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
 
Në funksion do të vihet dhe ligji për praktika jokorrekte tregtare pas afatit të paraparë 6 mujor që kompanitë kanë pasur për harmonizim të çmimeve.
 
GAZMEND REXHEPI