Maqedoni
Borxhi nga Hungaria, Filipçe: Të tërhiqet, huamarrje korruptive
12.09.2024 14:48
Grupi Parlamentar i LSDM-së kërkon tërheqjen e Ligjit për “huamarrje” prej 500 milionë eurove nga Hungaria...

Grupi Parlamentar i LSDM-së kërkon tërheqjen e Ligjit për “huamarrje” prej 500 milionë eurove nga Hungaria. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se për partinë e tij është e papranueshme dhe e papërgjegjshme që ky ligj të miratohet me procedurë të shkurtër. Ligji është korruptiv dhe pos tjerash e dërgon shtetin edhe në peng politik hungarez, thotë Filipçe, dhe po ashtu e quan jashtë institucional, sepse Marrëveshja për hua është bërë në kohën kur VMRO-ja ka qenë në opozitë. LSDM-ja, e cila udhëheq me komisionin për financa dhe buxhet, nuk do ta vë këtë propozim-ligj në debat, derisa nuk vihet në procedurë të rregullt.
“Propozim-ligji, i cili hyri në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtuar dhe me të cilën Qeveria e VMRO-DPMNE-së do t’i fus qytetarët në borxh prej 500 milionë euro tek banka hungareze eksport-import është vendimi i paprecedent, në kushte kur shteti për herë të parë merr borxh direkt prej një shteti tjetër, kur nuk ekzistojnë kritere dhe mekanizma të qarta për shpërndarjen e parave, kur nuk ekziston sistem i qartë i vërtetuar për kontrollimin e shpenzimit të parave, kur nuk ka rregulla të qarta garantuese të ligjit, kur ka pika ku fshihen shpenzime të fshehta dhe pa qartësi të mjaftueshme.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venço Filipçe.
Mickoski: Provizioni është i volitshëm
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski arsyeton borxhin hungarez me atë se është fitimprurës për vendin tonë dhe shumë më i volitshëm sesa huat e Qeverisë paraprake.
“Çmimin që e paguajmë për këtë gjysmë miliard, të cilën e thash edhe dje në konferencë, është diku 0.1%, por ajo është 0.014%. Kam bërë analiza se sa ka paguar Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në periudhën kur kanë marrë borxh përmes obliguesve shtetëror në tregun ndërkombëtar. Ai provizion të cilën ata e kanë paguar sillet nga 12-20 herë më shumë se provizioni për 500 milionë euro. Rregullorja është e qartë. Aty ka periudhë kur mund të vihet në rend dite kjo pikë dhe kjo do të bëhet.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski pret që opozita të mbledhë mënyra edhe jodemokratike sipas tij, dhe t’i bëjnë obstruksione punës së komisionit. Por, kryeministri siguron se nuk do të tërhiqet nga kjo hua, sepse do të sjellë beneficione për zhvillimin e komunave dhe kompanive.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
