Botë
Presidenti izraelit, Isak Herzog, në Tiranë, diskutohen zhvillimet në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme
12.09.2024 16:48
Presidenti izraelit Isak Herzog zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga homologu shqiptar, Bajram Begaj....

Presidenti izraelit Isak Herzog zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Zyra e presidencës bën me dije se dy krerët e shteteve diskutuan mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situatën në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike. Gjatë takimit kokë më kokë, Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë që dënon sulmet e Hamasit dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
Takimet në Tiranë, Herzog i vijoi me kryeministrin, Edi Rama, me të cilin pati edhe një deklaratë të përbashkët për mediat. Dy liderët shprehën nevojën për një armëpushim Izrael-Hamas, ndërsa kryeministri Rama tha se Shqipëria mirëpret izraelitët, qoftë për turizëm apo për investime.
Vizita e Herzogit është e para e një presidenti izraelit, që kur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
LULJETA NDOKA
