Botë

Zjarr në një dyqan në Itali, 3 të vdekur

13.09.2024 11:29

Tre të rinj humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu...

Tre të rinj humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu në një dyqan veshjesh në veriperëndim të Milanos.

Zjarri ka rënë dje në mbrëmje. Viktimat ishin tre të rinj të moshës 17, 19 dhe 23 vjeç dhe dy prej tyre vëllezër.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit. Të tre u përpoqën të shpëtonin të mbyllur në një tualet, por vdiqën nga asfiksimi.