Maqedoni
Aksident i rëndë në Gostivar, humbën jetën dy persona
13.09.2024 12:13
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti...

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, njëra me targa nga Kosova, në Gostivar.
Sipas njoftimit të policisë, njëri nga viktimat, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit B.H., i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar, ku iu ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore. Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së, Gostivar, së bashku me prokurorin publik.”, thuhet në njoftim.
