Gostivar, shtrirje e ujësjellësit në fshatra

23.04.2015 17:59

Sot kanë filluar punët ndërtimore për instalimin e tubacionit që do të lidhë stacionin filtrues me gypin ekzistues kryesor të rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Gostivarit me rrethinë...

Përveç gypit me gjatësi prej 1600 metra, do të vendosen edhe 10 puseta për montim të pajisjeve, dy orëmatës F250, ndërsa vlera e investimit është mbi 12 milion denarë, ose mbi 200 mijë euro. Punët realizohen me mbështetjen e Qeverisë zvicerane, përkatësisht projektin SECO.

Drejtori i NP “Komunalec”, Memеdali Xhaferi, deklaroi se gjatë periudhës që do të zhvillohen punët ndërtimore në rrjetin e ujësjellësit nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për qytetin.

Ndërmarrja, e cila do t’i realizojë punët në terren, është NN “Pellagonia” nga Gostivari dhe me kontratë është paraparë që punët të përmbyllen brenda 60 ditësh. (Lulzim Haziri, TVM2)