Maqedoni
Shmanget përplasja e dy avionëve mbi Shkup, Agjencia e Aviacionit Civil fillon hetimet
13.09.2024 11:40
Agjencia e Aviacionit Civil vepron për një incident të raportuar nga M-NAV...

Agjencia e Aviacionit Civil vepron për një incident të raportuar nga M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi Shkup, më 7 shtator.
Sipas të dhënave të Flajtradar 24, avionët e “Turkish Airlines” dhe “Sanexpress” për pak sa nuk janë përplasur në qiell mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit më 7 shtator në ora 18:32.
Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin e “Sunexpres” nga aeroporti bregdetar turk Dalaman për në Londër. Sipas Flytradar24, 30 sekonda para se të ndaheshin dy avionët, ata ishin në të njëjtën lartësi. Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2.000 hapa ndarje vertikale midis avionëve.
