Maqedoni
Sot bëhet e ditur shporta konsumatore, masa të reja kundër inflacionit, çmimeve të larta
13.09.2024 12:01
Sipas paralajmërimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës...

Sipas paralajmërimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, duhet të jetë gati shporta konsumatore e vjeshtës me 100 prodhime. Grupi i punës, në të cilin bëjnë pjesë përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë, në bazë të simulimit të kryer, duhet të sjellë propozim – vendim, nëse do të ketë ngrirje të çmimeve apo do të kufizohen marzhat prej 5, 10 dhe 15 për qind.
Propozimi, siç paralajmëroi dje ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, do t’i parashtrohet Qeverisë javën e ardhshme. Nesër në fund të ditës, grupi i punës do të njoftojë nëse do të vendosë për ngrirje të çmimeve apo kufizim të marzhave në 5, 10 apo 15 për qind.”, tha dje Durmishi, në deklaratë për mediumet.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, paralajmëroi se deri nesër do të përgatitet një shportë e vjeshtës konsumatore me 100 prodhime, në bazë të së cilës do të bëhet simulim për kufizimin e çmimeve. Stabilizim i çmimeve pritet edhe me zbatimin e Ligjit për praktika jo të drejta tregtare, i cili duhet të fillojë të zbatohet prej 28 shtatorit.
