Botë
ShBA-ja vazhdon mbështetjen e saj për Izraelin
13.09.2024 12:46
Pentagoni ka konfirmuar se aeroplanmbajtësja Rusevelt është larguar nga rajoni i Lindjes së Mesme...

Pentagoni ka konfirmuar se aeroplanmbajtësja Rusevelt është larguar nga rajoni i Lindjes së Mesme, pasi administrata e Bajdenit rriti praninë ushtarake amerikane për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve të mundshme nga Irani dhe përfaqësuesit e tij.
"Ne do të marrim çdo kërcënim të mundshëm shumë seriozisht. Irani ka treguar se ata duan të hakmerren kundër Izraelit. Ne do të vazhdojmë të mbajmë një prani të fortë në rajon.”, tha gjenerali, Patrik Rajder, sekretar i shtypit i Pentagonit.
OBSh-ja pretendon se fushata e vaksinimit të poliomielitit në Gazë ka arritur qëllimin e saj duke vaksinuar më shumë se 90 për qind të fëmijëve nën moshën 10 vjeç. Në front betejat vazhdojnë, dje sulmet u kryen nga mbrojtja izraelite në Rripin e Gazës, në Libanin jugor dhe Siri. Objektivi ishin terroristët, ndërsa punonjësit e shëndetësisë flasin për viktima civile.
