Mexhiti dhe Neziri vizituan Komunën e Dibrës
Me ftesën e njeriut të parë të Dibrës, Ruzhdi Latës, sot Komunën e Dibrës e vizituan nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëkohësisht edhe kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe ministri i Ekonomisë në Republikën e Maqedonisë, Bekim Neziri...
Lata për gazetarët tha se i informova mysafirët për dy projektet kapitale që realizohen në Dibër, një për ndërtimin e godinës së gjimnazit dhe për ndërtimin e shëtitores, projekte këto që ecin sipas dinamikës së paraparë.
Autoriteti i madh dhe angazhimi i pandërprerë i Ruzhdi Latës ka bërë që këta dy projekte kapitale për Dibrën të realizohen, tha nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.
Ndërkaq, bashkëpunimi mes BDI-së dhe dy pushteteve, atij qendror dhe lokal, nuk do të mungojë edhe në të ardhshmen, tha ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
Pas takimit në komunë, mysafirët vizituan punimet në godinën e gjimnazit dhe shëtitoren e Dibrës. (Atli Dema, TVM2)
