Kuvendi i Shqipërisë, debat i ashpër rreth migrimit
23.04.2015 18:15
Ikjet masive të shqiptarëve drejt Gjermanisë janë kthyer në një temë debatesh të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë...

Kryeministri, Edi Rama, dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha, tashmë një deputet i thjeshtë i PD-së, i kanë shpjeguar në këndvështrimet e tyre shkaqet e eksodit.
Sipas kryeministrit, ky fenomen vjen për shkak të keqkuptimit të shqiptarëve dhe jo për arsye ekonomike. Por krejt ndryshe është shprehur Berisha, i cili thotë se njerëzit nuk kanë bukë të hanë dhe se eksodi është shenjë e kapitullimit të shtetit.
Ndërkohë, lideri demokrat, Lulzim Basha, ka nisur një seri vizitash në fshatrat e prekur nga eksodi, duke i bërë thirrje që të mos ikin jashtë shtetit, por të votojnë kundër të majtës më 21 qershor. (Luljeta Ndoka, TVM2)
