Shkarkimi i trajnerëve, Maqedonia në krye të renditjes

13.09.2024 17:31

Kampionati Maqedonisë, këtë fundjavë e luan javën e gjashtë...

Kampionati Maqedonisë, këtë fundjavë e luan javën e gjashtë e megjithatë në krye të pankinave ka pasur disa ndryshime. I fundit që u bë "kokë-turku" ishte trajneri i Vardarit, Gorazd Mihajllov i cili u largua nga Vardati pasi  mundi Pelisterin.

Në vend të tij erdhi Srgjan Zaharievski. Një sinjal që tregon se drejtuesit e ekipeve nuk i lëjnë aspak kohë trajnerëve të skuadrave të tyre për të punuar.

Sipas një hulumtimi më të ri të UEFA-së, skuadrat e Maqedonisë, mesatarsiht çdo shtatë muaj pushojnë nga puna trajnerët. Kështu sipas këtij hulumtimi të UEFA-së, Maqedonia  është në mesin e vendeve të cilat në më pak se një vjet shkarkojnë trajnerët.

Raporti vjetor i UEFA-së,  më afat shkurtë në pankinë ulen trajnerit në Turqi dhe Serbi. Në sezonin e shkuar 2023/24,  që është marrë parasysh skuadrat  turke kanë shkarkuar dhe emëruar 35 trajner. Trajnerët e  skuadrave të Irlandës së Veriut, janë më të qetë, pasi ato trajnerët e tyre i shkakrojnë mesatarisht cdo 3.5 vjet.

Në hulumtimin e UEFA-së,në të cilat janë marrë parasysh  të gjitha parametrat, thuhet se në sezonin e kaluar 68%  e skuadrave në Maqedoni, kanë pasur trajner vendor. (Safet Ademi, TVM2)