Vetëqeverisja lokale, 250 milionë euro për projektet e komunave

13.09.2024 18:33

Gjithsej 80 komuna me 357 projekte...

Gjithsej 80 komuna me 357 projekte kanë aplikuar në konkursin publik për financimin e projekteve kapitale  infrastrukturore, njoftoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

Afati për aplikime do të vazhdojë edhe dhjetë ditë pas përfundimit të konkursit, me çka komunat duhet t’i dorëzojnë të plota projektet e reja.

“Formularët e aplikimit që i kam marrë janë të larmishme. Kemi projekte nga sfera e përmirësimit dhe rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, sistemin e kanalizimit, infrastrukturë rrugore deri te prokurimi i mjeteve të transportit. Qëllimi i kësaj thirrjeje publike ishte që aty ku vetë pushtetet lokale nuk kanë fonde të mjaftueshme për të investuar në përmirësimin e kushteve, ta realizojnë këtë përmes kësaj mundësie që ua ofrojmë dhe ua japim përmes buxhetit qendror. Kjo është ideja kryesore dhe themelore e projektit.", - theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Në mesin e komunave që kanë aplikuar është edhe Qyteti i Shkupit me 20 projekte. Në fushën e komunikacionit, siç njoftuan nga Qyteti i Shkupit, janë dorëzuar projektet për 80 autobusë ekologjikë dhe 15 autobusë elektrikë në transportin publik. Për realizimin e këtyre projekteve për të gjitha komunat janë ndarë 250 milionë euro. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)