Transferimet, skuadrat vendore nuk ishin aktive
E ashtuquajtura merkatoja verore edhe zyrtarisht për LPFM-në, ka marrë fund. Gjat kësaj vere skuadrat vendore nuk ishin shum active në tregun e futbollit dhe janë regjistruar vetëm 30 lëvizje të futbollistëve…
Me verifikimin e transferimit të futbollistëve në skuadrat e LPFM-së, mund të vlerësohet se ato në këtë merkato verore ishin më pak aktive. Skuadrat tona elitare në këtë merkato kanë bërë gjithsej 30 transferime të futbollistëve, prej tyre 13 kanë lëvizuar nga një klub në klub tjetër të futbollit vendor.
Shikuar ardhjet e largimet të futbollistëve në futbollit vendor, emra më tërheqës janë ato të Tamba nga Braga e Portugalisë tek skuadra e Shkupit si dhe Asane Diata nga Karshiaka e Turqisë tek skuadra e Gostivarit.
Nga kthimi në futbollin vendor nga jashtë spikat Besir Demiri që nga Gjilani është rikthyer tek skuadra e Rabotnickit.
Skuadra debutuese në elitën e futbollit vendor Besa, këtë verë ka pasur 6 lëvizje të futbollistëve. Nga 20 lëvizjet e tjera të futbollistëve në këtë merkato verore janë ardhje ikje nga skuadrat vendore. Këtu spikasin largimet me numër më të madh tri në futbollin kosovar e të tjerat janë në ekipet më pak të njohura ose anonime në futbollin evropian. (Safet Ademi, TVM2)