Vlerat e përditësuara, Cake e Kehinde në rritje, bien Ahmedi e Dujmoviç

13.09.2024 18:55

Lëvizja e futbollistëve nga klubi në klub këtë verë ka marrë fund për ekipet anëtare të FFM-së. Për një pjesë të futbollistëve të ardhur në LPFM vijon rritja e vlerës së kartonit, ndërkohë që ka të tjerë që vlejnë edhe më pak se një muaj më parë. Vlerën e kartonit të secilit futbollist e pasqyron “transfermarkt”....

Me përfundimin e transferimeve të futbollistëve faqeja e specializuar për transfermet dhe vlerat e futbollistëve transfermarkt, ka përditësuar të dhënat për vlerën e futbollistëve.

Në të janë të dhënat me progresin pozitiv dhe negativ  të futbollistëve. Nga futbollistët që luajnë në LPFM, progresion pozitiv kanë pësuar kartonët e Klinsman Cakes dhe Kehindes.

Mbrojtësi i Shkëndijës tashmë kushton 600 mijë euro dhe  ka shënuar një ritje vlere për 100 mijë euro. Për mesfushrin  e Strugës, kartoni përllogaritet me një vlerë prej rreth 400 mijë eurosh, duket se këtu rritja e vlerës prej 100 mijë euro, ka pasur ndikim luajtja në evropë e skuadrës liqenase.

Rritje të vlerës kanë pasur  edhe Danin Talovic i Besës për 25 mijë, si dhe Din Alomeroviq i Rabotnickit për 50 mijë euro.

Po ashtu kemi edhe zhvlerësimin e kartonit të futbollistëve që ardhur ose ishin pjesë e skuadrave të LPFM-së edhe në sezonin e kaluar. Është mesfushori i Shkëndijës, Valon Ahmedi, që ka pësuar rënie të vlerës së kartonit të tij, që sipas “transfermarkt”, tashmë është 600 mijë euro nga 750 mijë që ka qenë më parë. Kartoni i gardianit të liqenasve Dujmoviq vlerësohet me 100 mijë euro nga 200 mijë, ndërkohë që zbritje e vlerës së kartonit është shënuar edhe për  shumë futbollist të tjerë që janë pjesë e skuadrave  elitare të futbollit vendor, por ato janë me një vlerë më të vogël se 100 mijë euro. (Safet Ademi, TVM2)